’54 ditë nuk zuri një shoqe’, për kë e ka Luizi?

Për kë e ka Luizi? ’54 ditë nuk zuri një shoqe’.

Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj kanë folur për Olta Gixharin. Kjo e fundit me këngëtarin ka debatuar herë pas here, ndërsa me Kristin ka pasur një raport më shoqëror.

Sipas Luizit, Olta në 54 ditë nuk ka zënë asnjë shoqe dhe tani është në gropë. Por Kristi mendon ndryshe.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Olta nuk është kaq në gropë sa thua ti tani

Luizi: Është se ia mbyllën të gjithë derën

Kristi: Pse?

Luizi: Ja thashë copë ‘më thuaj një shoqe që ke në këtë shtëpi dhe unë çohem e iku’

Kristi: Po edhe mua nuk më është ofruar njeri në atë mënyrë

Luizi: O Krist leni tani, është natyra e jote që nuk afron por nuk largon. Ti i bën të dyja, nuk afron kënd dhe nuk largon kënd. A kupton ndryshimin? Nuk ke sulmuar njeri. Ty nëse nuk të ka pëlqyer një gjë tek unë ma ke thënë ‘Luiz nuk më pëlqen për shembull se i fole keq Maestros’. Po kjo nuk do të thotë se më largove mua se ma the këtë

Kristi: Po jo mo burrë

Luizi: Kjo pra është. 54 ditë këtu nuk e zuri një shoqe?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme