Dafina Dauti ka dy fjalë pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova”.
Këngëtarja la shtëpinë e famshme mbrëmë pas një qëndrimi jo edhe të gjatë.
Pas daljes të saj nga shtëpia, është publikuar një imazh i ish-banores në profilin zyrtar në Instagram, ku është shkruar edhe një mbishkrim, shkruan Kosovarja.
Personi i cili ka menaxhuar faqen e këngëtares sa ka qenë brenda shtëpisë, ka shkruar disa fjalë në vend të Dafinës.
“Rrugëtimi i Dafinës brenda Big Brother VIP Kosova përfundoi sonte. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen dhe fjalët e mira”, shkruan në postim.
Ndryshe, Dafina mbrëmë mori kutinë për biletën kthyese por fatkeqësisht nuk i qëlloi e tillë.