VMRO DPMNE-ja me akuza për zv.kryeministrin Grubi

Adrian Kerimi

Deputeti VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov akuzon zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe vëllain e tij pronar i një agjencie turistike, për siç thotë ai sjelljen e miliona eurove për familjen Grubi përmes kompanisë së krijuara nga njerëz të afërt dhe verifikimin e tyre përmes ndikimit politik. Sipas Lefkov, një i punësuar në kompaninë e vëllait të Grubit ka themeluar kompani e cila kontrollon pistoletat e distributorit të naftës nëpër pikat e karburanteve.

“Më datën 16 shtator 2021 nga ana e Ermir Imamit nga Dibra, i punësuar në kompaninë “ETC Travel” në pronësi të Veton Grubit është themeluar kompania “Metrolab” për kontrollin e pistoletave të distributorit të naftës nëpër pompat e benzinës. Kjo kompani për kohë të shkurtër më datën 02.02.2022 merr akreditim, Akreditimi i është dhënë nga Byroja për metrologji ku drejtoreshë është kuadri i BDI-së, Merita Mustafai”. , tha – Mile Lefkov, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lefkov akuzon se vendimi për çmimin e kryerjes së shërbimeve është rritur qëllimisht pak javë para se të hapet kompania “Metrolab”.

“Vendimi për lartësinë e çmimit dhe mënyrës së pagesës për shërbimet që i kryen Byroja e metrologjisë është ndryshuar dy herë në dy vitet e fundit. Hera e parë, pak ditë para se të hapet kompania “Metrolab” dhe herën e dytë para një viti, vendim i cili është nënshkruar nga Fatmir Bytyqi. Pronari i kompanisë ka qëndruar në vendin e tij të punës edhe një vit pas themelimit të kompanisë, ndërsa është largua disa javë para ndryshimit të vendimit për lartësinë e çmimit dhe mënyrës së pagesës për shërbime”, shtoi ai.

I pyetur nga Alsat, Grubi nuk kishte koment për akuzat e deputetit Lefkov. Kontaktuam edhe pronarin e kompanisë “Metrolab”, por deri në këto momente nuk morëm asnjë qëndrim mbi akuzat e opozitës maqedonase./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme