Arsenali fiton me përmbysje ndaj Aston Villas

Arsenali rikthehet te fitoret, fiton me përmbysje ndaj Aston Villas.

Arsenali ka arritur të shënojë një fitore të madhe me përmbysje në udhëtim ndaj Aston Villas me rezultat 2:4.

Ëatkins kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Saka barazoi shifrat në të 16-tën.

Vendasit arritën të rikthenin epërsinë në minutën e 31-të, pas një super aksioni të cilin e konkretizoi me gol Coutinho.

“Topçinjtë” gjetën forcë që të barazonin edhe njëherë rezultatin, kur Zinchenko shënoi gol të bukur në minutën e 61-të.

Në minutën e dytë shtesë, një goditje bombë e Jorginhos e detyroi portierin Emiliano Martinez të shënonte autogol.

Kurse, në sekondat e fundit Martinelli shënoi golin më të lehtë në karrierë, me portën që ishte bosh.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, tri më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër, Aston Villa mbetet në vendin e 11-të me 28 pikë të grumbulluara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme