Familja “Al Thani” po përgatitet të marrë në dorë një tjetër klub, ndër më të mirët e futbollit evropian. Pas PSG-së, një tjetër anëtar i familjes në pushtet të Katarit ka bërë një ofertë monstruoze për të blerë Manchester United nga “Glazers”. Shifrat në dorë, Jassim Bin Hamad Al Thani ka vënë 6 miliardë euro “në pjatë” për të marrë kontrollin total të “Djajve të Kuq”.
Po cili është Jassim Bin Hamad Al Thani? Nipi i Tamim bin Hamad Al Thani, emir i Katarit dhe pronar i PSG-së, bankieri që synon Manchester United është djali i ish-kryeministrit të Katarit, Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani. I lidhur edhe me pronarin e Manchester City, Mansur bin Zayd Al Nahyan, kushëri i Tamim Al Thani, Jassim Al Thani është kryetari i një prej bankave më të mëdha në Katar, “Qatar Islamic Bank”, QIB.
Banka e së cilës ai është president konsiderohet në fakt institucioni më i madh islamik në vend, me zyra në Liban, Mbretërinë e Bashkuar dhe Sudan. Një profil i lartë, një pjesë integrale e familjes në pushtet të Katarit me akses në kapital shumë të rëndësishëm dhe i rritur në luks.
I renditur nga “Forbes” ndër njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 1.36 miliardë dollarësh, në vitin 2015, babai i Jassim bleu pikturën “Gratë e Algjerit” të Pablo Picasso-s për 180 milionë euro.
© SYRI.net