Biden largohet nga Kievi/ Në valixhe solli armë dhe një mesazh për Putinin

Presidenti amerikan, Joe Biden u largua nga kryeqyteti ukrainas. Ai vizitoi Kievin sot në një lëvizje surprizë

BILD

 Kjo vizitë surprizë ishte TOP SEKRET!

Presidenti i SHBA, Joe Biden vizitoi kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kjo ishte vizita e parë e Biden në Kiev që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Menjëherë pasi u bë e ditur vizita sekret, Zelensky deklaroi: “Joe Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një manifestim shumë i rëndësishëm i mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.

Në një deklaratë, Biden iu drejtua diktatorit të Kremlinit, Vladimir Putin: “Kur Putini filloi pushtimin e tij pothuajse një vit më parë, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Por Putini ishte krejtësisht i gabuar”.

Biden njoftoi se do të dërgojë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë. Këtu përfshihen municione artilerie dhe sisteme radari. Ai premtoi: “Mbështetja do të vazhdojë”.

Vizita u mbajt tepër sekret. Biden planifikoi një udhëtim në Poloni për t’u takuar me presidentin Andrzej Duda. Të premten në Uashington, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk ishte planifikuar një takim me presidentin ukrainas gjatë këtij udhëtimi. Kur u pyet nga mediat nëse presidenti planifikon të udhëtojë përtej kufirit për në Ukrainën fqinje, Kirby tha: JO!

Vizita e Biden në Kiev është një shfaqje e mbështetjes për Ukrainën. Koha është simbolike: e premtja shënon përvjetorin e parë të sulmit të Rusisë në të gjithë Ukrainën.

Masat paraprake të sigurisë në kryeqytetin ukrainas ishin të forta: videot në median sociale tregojnë rrugë të bllokuara dhe kolona me automjete të blinduara. Edhe para se të bëhej vizita e Biden në Kiev, vëzhguesit thanë se pritej të vinte një ‘mysafir i madh’.

Kievi është vazhdimisht objektiv i sulmeve ruse. Diktatori i Kremlinit, Putin e sulmon rregullisht kryeqytetin ukrainas me raketa dhe dronë kamikazë. Vetëm javën e kaluar, më shumë se 30 raketa u hodhën në Kiev, shumica e të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Të hënën në mëngjes, ndërsa banorët e Kievit ishin ende në mëdyshje për mysafirin e tyre të papritur, sirenat u dëgjuan në të gjithë Ukrainën: alarm ajror…

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme