Intervista kontestuese në “YouTube” me Latasin, reagojnë MPB-ja dhe Prokuroria

Gazetar: Lluka Andreev

Policia dhe Prokuroria kanë reaguar pas intervistës së YouTuber-it Stefan Lazarov me gazetarin Dragan Pavloviq Latas, në të cilën janë ndarë detaje të marrëdhënieve seksuale të dhunshme. Mirëpo nga MPB-ja nuk ka informacion konkret se çfarë vepre ka vendosur të aktivizojë policia.

“Njoftimi është dorëzuar pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Departamenti i Krimeve Kompjuterike dhe Forenzikës Digjitale, së bashku me të gjithë materialin e dokumentuar për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Prokuroria, ndërkaq, shkurtimisht është përgjigjur se prokurori publik kompetent do të japë udhëzime për veprime dhe kontrolle të mëtutjeshme.

Veprimet e tilla të institucioneve vijnë pas reagimeve të opinionit, ku në disa prej tyre theksohej se Llatasi kishte abuzuar seksualisht me një vajzë. Ai në rrjetet sociale ka mohuar akuza të tilla dhe ka thënë se ndaj tij po bëhet komplot. Llatasi ka shkruar se në intervistë nuk ka pasur asnjë deklaratë prej tij se një vajzë është përdhunuar. Mirëpo, Llatasi nuk e ka mohuar pjesën ku thotë se shoku i tij e ka goditur me shuplakë një vajzë.

Prezantuesi Lazarov, nga ana tjetër, ka qeshur me atë që Llatasi e ka thënë në intervistë – veprim i cili u dënua menjëherë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Nga aty kanë bërë të ditur se “në videon, e cila tashmë ka mbi 50 mijë shikime, për dy bashkëbiseduesit, dhunimi është burim argëtimi dhe të qeshurash, me të cilin direkt i dërgojnë mesazh publikut të madh jo vetëm që kjo gjë është normale, por edhe qesharake”. Komiteti i Helsinkit shton se kjo lloj kulture i nxit ngacmuesit. Nga ana tjetër, Llazarov, sikurse Llatas, theksoi se bëhet fjalë për komplot ndaj tij. Ai ka shkruar në Facebook se gazetari ka rrëfyer një situatë të gjimnazit dhe në asnjë moment nuk ka thënë se është dhunuar ndonjë vajzë. Intervista ishte objektiv i reagimit të një numri të madhe të organizatave joqeveritare dhe aktivistëve të të drejtave. Ata reagojnë se intervista e publikuar pesë ditë më parë në YouTube nxit dhunë në bazë gjinore. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme