Gazetar: Ardit Ramadani
Elizabeta Dukovska iu propozua Kuvendit nga Këshilli Gjyqësor për ta votuar për gjykatëse kushtetuese. Kjo Gjykatë një kohë të gjatë mezi funksionin, përkatësisht, ka vetëm 6 gjykatës nga gjithsej 9 të nevojshëm dhe shumë lëndë ngelin pa u shqyrtuar për shkak të mungesës së shumicës, sidomos për çështje në të cilat nevojiten nëntë gjykatës ndërsa funksionalizimi i plotë i saj ka ngelë “peng” i mosmarrëveshjeve politike.
“Më i pranueshëm më duket propozimi i gjykatësit Zoran Gerasimovski sepse gjykatësja Elizabeta Dukovska ka ambicie të përparojë në karrierë, nga ana tjetër ky kandidat veçse është i vlerësuar dhe është ranguar shumë lartë kështu që para fakteve edhe Zotrat heshtin. Konsideroj që kjo është kandidatja më e përshtatshme dhe më e pranueshme për mua”, tha Vesna Daneva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Dukovska arriti të merr 11 vota të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ndërkaq vetëm dy votuan kundër. Ajo aktualisht është gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Shkup. Përveç saj, nga anëtarë të Këshillit Gjyqësor për gjykatëse kushtetuese u propozuan edhe gjykatëset Tatjan Susuleska dhe Anotoneta Dimovska por nuk arritën të marrin shumicë votash.
Përveç propozimit nga ana e Këshillit Gjyqësor, zgjedhja e gjykatësve kushtetuese bëhet me propozim të dy anëtarëve nga ana e presidentit të vendit dhe pesë gjykatës propozohen nga Kuvendi. Debati në komisionin parlamentar ka ngecur te propozimi i Lubomir Jovevski./ALsat.mk