Mungesa e librezës partiake, arsyeja kryesore për ikje nga vendi

Gazetare: Ajnur Bafqari

Premtimet e BDI-së se do ketë oferta pune për çdo të ri brenda katër muajsh pas mbarimit të shkollimit apo mbetjes pa punë, mbetën vetëm në letër. Qytetarët thonë se dyert e institucioneve mbeten të mbyllura për të rinjtë, ndërsa “bileta” për punësim është libreza partiake dhe jo kualifikimet. Studentët janë të zhgënjyer nga përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv, ata ndjehen të braktisur nga institucionet, prandaj çdo ditë e më shumë po mendojnë të braktisin vendin.

“Në vendin tonë është krijuar një shprehi dhe fenomen shumë i keq që po ndodh partizimi i skajshëm i secilit institucion që libreza partiake po bëhet më e vlefshme dhe më e rëndësishme majde edhe se një librezë shëndetësore… Në përgjithësi rrugëdalje tjetër të rinjëve që nuk gjejnë një vend punë, këtu në vendin tonë nuk u mbeten gjë tjetër përpos të largohen dhe braktisin vendin, pasi në realitet të rinjt po ndjehen të braktisur nga institucionet e këtij vendi”, tha një student.

“E kemi të vështirë që një i ri apo një student të jetë i motivuar edhe për kualitetin e tyre në studime, poashtu edhe për punësimin e tyre….”, deklaroi një student.

“Nuk e besoj, se nuk ka të ardhura prej Maqedonisë ”, tha një studente.

Qytetarët më të shtyrë në moshë ankohen se nipërit dhe mbesat e tyre janë shkolluar por nuk po arrijnë të punësohen, shprehin revoltën ndaj atyre që dikur u kishin premtuar, por tani mendojnë vetëm veten dhe rrethin e tyre të ngushtë.

“Fakultetin mund ta kryejnë, por për punë duhesh të jesh në ndonjë parti apo diçka, pa lidhje këtu nuk mund të punësohesh, sidomos për të rinjtë… 02:20 Largohen, pse mos të largohen, çfarë përparimi mund të kenë këtu edhe nuk kanë asgjë në dorë, ata që kanë zënë vendet, ata vetëm shohin rrethin e vet, tjetër gjë nuk mendojnë…”, u shpreh një qytetar.

“Kanë kryer fakultet dhe nuk mund të gjejjnë punë sepse punësohen mbi baza partiake.” – qytetare.

“Aspak nuk gjejnë punë, pa punë problem është…Shteti është problem, kur shteti është problemi, populli nuk kanë çfarë të bëjnë…. Të gjithë, të gjithë po dalin jashtë shtetit, për çdo nat nga 3-4 autobusë po dalin, se s’ka kushte këtu. ” – qytetar.

Kritika ndaj ekzekutivit kishte edhe grupi i të pakënaqurve të BDI-së. Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” rikujtoi premtimet që BDI u kishte bërë të rinjëve në zgjedhjet parlamentare të 2020-tës duke nënvizuar se asnjë nga këto zotime nuk është realizuar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme