Situata në mes të Luizit dhe Kiarës tashmë është rregulluar dhe dyshja kanë vendosur të pajtohen.
Të martën, gjatë natës së prime është diskutuar për veprimet e Luizit ndaj Kiarës, e që shumica e banorëve dhe opinonistëve e konsideruan dhunë.
Mirëpo, diskutimet kanë bërë që Kiara të “dëmtohet” nga vetë publiku.
Pas natës së prime, Kiara ka humbur 30 mijë followers në Instagram, që sipas fansave ata janë hakmarrë për Luizin dhe nga ajo ditë në Instagramin e Kiarës nuk është postuar asgjë.
Por, tashmë që gjërat janë rregulluar, shoqja e saj ka postuar një fotografi të dyshes nga pajtimi.