Gjykata hap dyert për rastin e Kumanovës

Rasti gjyqësor kundër 37 të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës ose “Lagjja e Trimave” hapet sot për opinioni pasi dje mbaroi prezantimi i dëshmive materiale me karakter të mbyllur nga Prokuroria Publike, njofton Gazeta Express.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe opinionin e gjerë bëhet pas një periudhë tre mujorëshe, gjatë të cilës Prokuroria e shtetit para trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga fillimi i muajit janar 2015 e deri pas datës 10 maj të po të njëjtit vit.

Përndryshe, në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur./Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme