“Di diçka nga jashtë?” Sabiani shpërthen ndaj Qetsorit

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, po zhvillohen debate edhe nga banorët e rijnë që u bashkuan gjatë natës së prime të kaluar.

Një debat ka ndodhur edhe në mes të Sabianit dhe Qetsorit, e shkak u bë një fjali e treguar nga Luizi.

Ky i fundit, i tregoi Sabianit atë që Qetsori kishte thënë për të.

Sipas Luizit, Qetsori kishte thënë se Sabiani mund të eliminohet, pasi do gabojë.

Pasi i vuri të dy përballë njëri-tjetrit, Qetsori e pohoi sërish atë që tha më herët. Sabiani i kërkoi që të mos fliste më për të.

Sabiani ngriti pyetjen se mbase banori i ri di diçka më shumë, por Qetsori tha se nuk di asgjë por sipas asaj që shikon, ai rrezikon më shumë të largohet.

“Mos u fut në lojë direkt, se kemi nerva. Se po flet në emrin tim. Po kërcënon emrin tim. Ti di informacione nga jashtë për mua dhe po e përdor”, i tha Sabiani-Qetsorit.

Ndërsa, Qetsori i tha se respektin e ka ekstrem, edhe “pse them që mund të dalësh. Është mendim dhe opinion. Unë mendoj kështu, ishalla nuk gabon”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme