Andi Bejtja ironizon: Në zgjedhje me emrin e Bashës, vulën e Ramës, por votat e Berishës

Gazetari Andi Bejtja reagoi sërish për skandalin e çështjes së vulës së PD, që u pasua një ditë më parë edhe me lajmin se Lulzim Basha nuk është dorëhequr nga drejtimi i PD-së.

“Ftesa e grabitësve të vulës për t’ia dhënë atë me klering kandidatëve të dalë nga primaret… grotesk e shkuar groteskut!

 D.m.th, persona të autorizuar nga një ish-kryetar, që kur nuk është në detyrë, i ka skaduar dhe autorizimi, (mund të jetë në fuqi vetëm nëqoftëse në Kushtetutë futet koncepti i testamentit dhe në politikë), një ish-kryetar, dorëheqjen e të cilit e kanë përshëndetur dhe amerikanët, linjën e të cilëve të autorizuarit e paligjshëm përbetohen se ndjekin, i bëjnë thirrje kandidatëve të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një fletë votimi ku do jetë emri i Bashës.

Pra, të shkojnë në zgjedhje me vulën e Ramës, por me votat e Berishës…

Estrada që ka filluar pas marrjes së paligjshme të vulës vazhdon e do ketë përditë e më shumë,” ironizon Bejtja.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme