Priten 80 mijë persona me gomone/ Sunak ka një mesazh për shqiptarët

Kryeministri britanik, Rishi Sunak insistoi dje se ai do i japë fund krizës së krijuar në kufijtë e vendit. Sunak u angazhua se do i japë fund vërshimit të gomoneve drejt vendit të tij.

Sipas Daily Mail, ai kishte një mesazh për shqiptarët që mbërrijnë në Angli përmes Francës.

 Ai u kërkoi që të mos paguajnë mijëra sterlina për trafikantët. “Në këtë vend është qeveria ajo që e vendos se kush duhet të vijë dhe jo grupet kriminale,” tha ai, duke shtuar se ka në plan të sfidojë çdo grup të të drejtave të njeriut që sfidon iniciativën e tij.

Plani i Sunak parashikon që t’i ndalohet hyrja përgjithmonë në vend atyre që futen në mënyrë të paligjshme. Po ashtu do lejohet qëndrimi vetëm për të moshuarit dhe të sëmurët e fëmijët.

Pavarësisht qëndrimit të Sunak, ministrja e Brendshme, Suella Braverman tha të mërkurën se presin që 80 mijë persona të mbërrijnë në Angli me gomone. Ky do ishte një numër i jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se shumica e atyre që mbërrijnë me gomone në Angli janë shqiptarë. Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin numrin më të madh të azilkërkuesve në Britani, me një total prej 14 mijë personash. Prej tyre, rreth 10 mijë deklarojnë se kanë mbërritur në Britani me gomone.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme