MASH paralajmëron ligj të ri për tekstet shkollore

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se është duke u përgatitur draft-versioni i parë i Ligjit të ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, përcjell TV21. Nga MASH thonë se debati publik do të vazhdojë me përcjelljen e projekt-Zgjidhjes ligjore në Qeveri, prej nga do të publikohet në sistemin ENER ,ndërsa më pas do të përcillet në Kuvend për diskutim përfundimtar dhe miratim përfundimtar.

“Nevoja për Zgjidhje të re ligjore në interes të sistemit arsimor dhe cilësisë së procesit edukativo-arsimor në vend është më se e dukshme për shkak të domosdoshmërisë së vendosjes së më shumë filtrave shtesë për kontroll gjatë përgatitjes dhe miratimit të përmbajtjes së teksteve shkollore, si edhe gjetja e mënyrës për të inkurajuar sa më shumë konkurrencë, gjegjësisht numër më të madh autorësh me dorëshkrimet e tyre, si dhe recensentëve për miratimin e dorëshkrimeve për të aplikuar në shpalljet publike”, thonë mes tjerash nga MASH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme