Rusia ndërmori një sulm masiv mbi Ukrainë gjatë orëve të fundit. Sipas BBC, ky është një nga sulmet më të mëdha të kohëve të fundit. Mbi 80 raketa u hodhën dhe të paktën nëntë persona u vranë, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha. Por a është ky tregues se Rusisë po i mbarojnë raketat?
Nga Paul Adams, BBC
Ndërsa ka pasur shënjestrim sporadik të objekteve të energjisë në javët e fundit, ky ka qenë hendeku më i gjatë që kur sulmet nisën në fillim të tetorit.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se kjo tregon mungesë të këtij lloji të armatimit preciziv- veçanërisht të raketave- aq të nevojshme për të kryer sulme të tilla në mënyrë efektive.
“Atyre u duhet kaq shumë kohë për të mbledhur një numër armësh të precizonit, përpara se të mund të kryejnë një sulm të tillë të paketuar,” ishte mënyra se si e shpjegoi një zyrtar.
Ekspertët kishin filluar të pyesnin nëse Rusia do të vazhdonte me këtë strategji. Pavarësisht dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrjetin elektrik të Ukrainës gjatë gjashtë muajve të fundit, vendi nuk është gjunjëzuar dhe shumica e ukrainasve janë mësuar prej kohësh me ndërprerjet e energjisë, vështirësitë dhe rreziqet e rastit.