Kiara zbulon personin publik për të cilin ka një pëlqim: Por mos ia thoni Luizit
Dita e djeshme iu takonte vajzave!
Në shtëpinë “Big Brother Vip Albania”, në mbrëmje, vajzat janë mbledhur në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni.
Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Kiara ajo e cila u përgjigj e para, duke thënë mes të qeshurash emrin e Luizit. Pak caste më pas, ajo tha:
“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit”.
Gjithashtu edhe Lorik Cana ishte një tjetër emër që Kiara e përmendi duke e cilësuar shumë simpatik.