Vedati ju premton banorëve një dhuratë luksoze nëse fiton BBVK.
Pak ditë kanë mbetur nga finalja e Big Brother VIP Kosova.
Banorët kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë nëse do e fitojnë çmimin e madh.
Ndërkaq, njëri prej tyre, Vedati ju tha se nëse ai e fiton BBVK, banorët do i kenë pesë ditë pushim nga ai.
“Pesë ditë në Turqi nga unë me një super hotel, për të gjithë banorët e BBVA”, tha ai.
Njëjtë tha edhe Artani, që do paguajë për një pushim të banorëve.
Kujtojmë që finalistë të BBVK janë Xhuli, Vedati, Stresi, Artani dhe Mbresa.