Masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Don Bosko në Tiranë ka tronditur kryeqytetin.
Me zbardhjen e ditës janë vënë re edhe pasojat e kësaj masakre në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, i cili ishte në arrest shtëpie. Nga pamjet e siguruara dallohet qartë se plumbat janë gjuajtur në të gjithë lokalin duke e bërë shoshë.
E vrarë nga sulmi me armë mbeti Mimoza Paja, dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.
© SYRI.net