Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se Serbia do ta njeh de fakto Kosovën, vetëm atëherë kur të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me fuqi ekzekutive.
Sipas tij, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq, janë dakorduar, që këto fuqi të jenë të maskuara, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, Maralusha ka kërkuar që Kosova të mos lejojë këtë gjë si dhe të kërkojë dëmshpërblim nga Serbia, në tryezën e bisedimeve në Bruksel.
Reagimi i Maralushës:
Escobari, Vuçiqi dhe Lajçaku kanë rënë dakord që:
1. Serbia do ta njeh Kosovën vetëm de fakto e jo de jure.
2. Por vetëm atëherë kur çështja dhe krijimi i “Zajednicës” të jete pika e parë e dialogut në bisedimet me Kosovën.
3. Zajednica, si përfundim do të ketë fuqi ekzekutive, por këto fuqi do të jenë të maskuara.
4. Këshilla ime për Kosovën është: njohje de juro e Kosovës nga Serbia para se të fillojë dialogu.
5. Jo fuqi ekzekutive për Zajednicën.
6. Një ndër pikat e dialogut të jetë dëmshpërblimi i Serbisë ndaj Kosovës.
7. Arrestimi i kriminelëve dhe i dhunuesve serbë nga gjykata ndërkombëtare, të cilët sot shëtisin të lirë nëpër rrugët e Serbisë.
8. Escobari dhe Vuçiqi janë në marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërmjet vete, një gjë që po shkon dhe që është në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar.
9. Gjuriqi dhe Escobari kanë marrëdhënie shumë të mira ndërmjet vete dhe Escobari këshillohet gjithmonë me të, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.