Gazeta e njohur britanike, ‘Financial Times’ në një shkrim të publikuar sot, godet ashpër kryeministrin shqiptar, duke e cilësuar si të zhytur në skandale.
Por në shkrim theksohet se Edi Rama është njollosur jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.
“Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së,” shkruan media e madhe.
“Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.
Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.
Një aktakuzë e veçantë fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225.000 dollarë nga një oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA që punonte për opozitën shqiptare,” shkruan Financial Times.
© SYRI.net