Numër i madh i gazetarëve nga Kosova, vendet e rajonit dhe vende tjera të botës po qëndrojnë në Ohër, ku po mbahet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Mediat aktualisht janë vendosur në një hapësirë të jashtme, ku edhe është vendosur një foltore, në të cilën pritet të flasë pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.