Pse ndodhi sherri në afërsi të Bit Pazarit në Shkup, policia jep detaje

Mosrespektimi i radhës në një furrë buke ka qenë shkaku i konfrontimit fizik që ka përfunduar edhe me të shtëna në Çair të Shkupit, mëson Fokus.

Incidenti ka ndodhur një orë para kohës së iftarit të Ramazanit, ku ka nisur një debat verbal për mosrespektimin e radhës në furrën e bukës, që ka kulmuar me rrahje fizike dhe ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Çair. Në përleshje morën pjesë dy grupe.

Nga njëra anë ka mbetur i plagosur 20-vjeçari A.B. dhe 23-vjeçari A.B. dhe ishin katër nga ana tjetër. Një kalimtar ka tentuar të ndajë grupet, por edhe ai ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petre Gjorgjiev” përballë poliklinikës “Bitpazar”. Nga njëra anë ndodheshin personat A.B. (20) dhe A.B. (23), dhe nga ana tjetër personat H.B., H.B., S.A. dhe A.A. Të gjithë të lënduarit janë në gjendje stabile.

Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./INA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme