Platforma e organizatave joqeveritare për luftën kundër korrupsionit i kërkon kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve që të tërheqin ndryshimet e propozuara për 9 ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10. Theksojnë se deputetët kanë për detyrë të mbrojnë rendin kushtetues dhe juridik në vend.
Deputetët kanë obligim që të mundësojnë diskutimin e duhur dhe të ftojnë ekspertët dhe palët e interesuara në diskutim gjatë miratimit të ligjeve dhe ndryshimit të ligjeve.
“As deputetëve, as qytetarëve e as profesionistëve nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për të vlerësuar se sa shtohet rreziku i korrupsionit me ndryshimet e propozuara”thuhet në reagimin e platformës.
Platforma këmbëngul në tërheqjen e pikës nga rendi i ditës dhe bën thirrje për analizë gjithëpërfshirëse dhe debat publik, në mënyrë që të kufizohen mundësitë e korrupsionit.