Vuçiq e tha zyrtarisht se prapa personave të maskuar në veri të Mitrovicës, ishte Millan Radojçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka takuar disa nga përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përkrahësve të tyre në qytetin e Rashkës në Serbi për të diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Ajo çfarë është parë nga ky takim është se shumica e zyrtarëve të partisë “Lista Serbe” kanë qenë aty edhe kanë bërë pyetje, duke akuzuar Prishtinën për presion.

Aty, natyrisht ka qenë në krye të vendit edhe Millan Radojçiqi që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që kërkohet gjithashtu nga drejtësia e Kosovës.

Lista serbe gjatë takimit me Vuçiqin
Lista serbe gjatë takimit me Vuçiqin

Ajo çfarë Vuçiqi pranon zyrtarisht është se prapa maskave në Mitrovicën e veriut ka qenë vet Radojçiqi, raporton Telegrafi

Madje presidenti serb pretendon se ‘kur të gjithë në Mitrovicë të veriut ishin me maska, një person ka qenë pa të’….

“Pasi që njerëzit nuk e dinë, do t’ju tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë…”, ka thënë ai mes tjerash në këtë takim.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Blerim Vela nga Presidenca e Kosovës.

“ Vuçiq duke lavdëruar të sanksionuarin e SHBA-ve dhe Britaninë e Madhe kriminelin Radoiçiq si pjesë e grupeve të armatosura që ai pretendon se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut. Një pranim flagrant i agresionit të Serbisë ndaj veriut të Kosovës përmes taktikave ruse të ‘burrave të vegjël të gjelbër’! Radoiçiq dhe banditë e tij do të përballen me drejtësinë kosovare”, ka shkruar në Vela në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme