Problemi me mbipeshën shënon rritje në Maqedoninë e Veriut

Rexhep Qamili gazetar, i cili i është nënshtruar intervenimit kirurgjik si mënyrë për të larguar peshën e tepërt trupore, thotë se mungesa e institucioneve të specializuara për konsultim ka bërë që vendimin ta marrë brenda pak kohësh dhe pa konsulta paraprake.

“Sigurisht se po të kishte ndonjë qendër, ndonjë mbështetje institucionale gjithsesi se do të përdorja këtë mundësi para se të vendosja të operoja lukthin”, shprehet ai.

 

Nga ana tjetër, Aleksandar Mitev, mjek i shëndetit publik, thotë për Radion Evropa e Lirë se personat që vuajnë nga mbipesha veçanërisht grupmoshat më të reja, në vend të stigmatizimit duhet inkurajuar në rrugëtimin e tyre sado i gjatë të jetë, në drejtim të arritjes së objektivave të tyre në vend të presionit. Kjo sepse dëshira për ushqim dhe karakteri i dobët për të hequr dorë nga ngrënia e tepërt i bënë të duken keq.

Mitev thekson se për fat të keq presioni është më i theksuar nga ana e rrethit të ngushtë familjar apo atij shoqëror, në vend se këta persona të inkurajohen të kërkojnë ndihmë profesionale dhe mbipesha të shihet si sëmundje dhe jo ves i keq.

“Ndodh që ngaherë duke dashur të ndihmojnë, përsëritja e shpeshtë e problemit me mbipeshën bën që të prishen dhe raportet ndërnjerëzore. Ndërkohë që këta persona kanë nevojë për inkurajim drejt zgjidhjes së këtij problemi që kërkon shumë durim dhe forcë për të ndryshuar shprehitë e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik”, thekson Mitev.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për obezitetin te fëmijët i publikuar në fund të vitit të kaluar, ka nxjerrë në pah se 32 për qind e fëmijëve të moshës shtatëvjeçare në Maqedoninë e Veriut janë me mbipeshë, ndërsa 15 për qind janë obezë./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme