Luftime në Sudan, mbi 90 viktima dhe 1000 të plagosur

Vijon për të tretën ditë në radhë, përplasja e armatosur mes Forcave të Armatosura të Sudanit dhe një grupi paraushtarak, të quajtur “Forcat e Mbështetjes së Shpejtë”, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën mbi 90 persona ndërsa mbi 1 mijë të tjerë, kanë mbetur të plagosur.

Shifrat u bënë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhuna e ashpër që nisi të shtunën, u përhap menjëherë në të gjithë vendin, pas përpjekjeve për shndërrimin e forcave para-ushtarake në një ushtri të mirëfilltë, me qëllim tranzicionin drejt një regjimi civil.

Forcat e mbështetjes së shpejtë kanë marrë nën kontroll Pallatin Presidencial, aeroportin e qytetit Khartum dhe godina të tjera qeveritare.

Dëshmitarët thonë se Forcat e Armatosura Sudaneze janë dorëzuar përballë këtij grushti shteti, por ende nuk ka një konfirmim.

Mes viktimave, sipas raportimeve zyrtare, janë edhe 3 punonjës të OKB dhe misionit të shpërndarjes së furnizimeve ushqimore në Sudan.

Përveç se një përplasje ushtarake, politikisht, grushti i shtetit është një përplasje politike mes presidentit të vendit dhe zëvendësit të tij për të marrë drejtimin e shtetit të tretë më të madh afrikan.

Të dy janë në një përpjekje të vazhdueshme për të drejtuar vendin kundër njëri tjetrit, që kur drejtojnë qeverinë tranzitore pas grushtit të shtetit të 2019, që rrëzoi nga pushteti Omar al Bashir, pas më shumë se 30 vitesh në krye të shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme