Martohen Alisa dhe Urimi, dalim pamjet nga dasma e tyre.
Urimi dhe Alisa janë një prej çifteve më të dashura në rrjete sociale.
Ata shpejt kanë arritur të marrin zemrat e publikut duke u ndjekur nga qindra mijëra njerëz.
Ndërkaq edhe më të afërt për publikun u bënë edhe me pjesëmarrjen e tyre në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.
Çifti ka një lidhje të shëndetshme dhe shumë të gjatë, ndërkaq vëmendje morën edhe me postimin e tyre të fundit ku u shfaqën si dhëndër e nuse.
Postimin e kanë shoqëruar edhe me përshkrimin: “E diell ne ora 20:00 🤍💍 stay tuned”.
Në fakt kjo mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të përbashkët të çiftit, mirëpo neve do na duhet të presim deri të dielën.