Drejtoria e Spitalit Rajonal të Shkodrës bëri një deklaratë sot lidhur me zjarrin që shpërtheu herët në mëngjes në një dhomat e pacientëve, që e shkrumboi plotësisht. Spitali tha se pacientët u evakuuan në kohë dhe nuk pati të lënduar.
Në njoftimin zyrtar të spitalit thuhej: “Ne në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti. “
Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.”
© SYRI.net