Mbi 2 mijë ndërtime joligjore në Galiçicë

Gazetar: Miki Trajkovski

Parku Kombëtar i Galiçicës në Ohër po mbytet me objekte të ndërtuara pa leje. Çdokush ka ndërtuar ku ka dashur, madje edhe në tokë shtetërore. Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për më shumë se 2000 ndërtime pa leje të ndërtuara ndër vite, të cilat tashmë presin legalizimin. Kërkesa për legalizim ka për objektet ku jeton popullata lokale, gjashtë për objekte fetare, dhe 11 për hotele dhe kampingje. Tani nga parku me ndihmën e dronit do të të bëjnë incizimin e të gjitha ndërtesave të ndërtuara pa leje.

“Ajo që institucioni publik ka paraqitur vazhdimisht si të dhëna janë objektet e ndërtuara pa leje, të cilat për shkak të vlerës së natyrës duhet të jenë prioritet për prishje. Mendoj se janë 33″, tha Andon Bojaxhi-Parku Nacional Galiçica.

Pavarësisht se e dinë se kush ku po ndërton, thonë se mund t’i denoncojnë vetëm në inspektorat, në prokurori dhe në Avokaturën e shtetit, të cilët i akuzojnë se nuk veprojnë shpejtë.

“Dhe të gjithë, që nga Avokati i shtetit nga inspektorati i ndërtimit dhe nga prokuroria, përgjigja më e shpeshtë që marrim është se ka procedurë paraprake, pra ka filluar një procedurë për legalizimin e objektit. Ne e dimë cilat janë mangësitë e Ligji për trajtimin e objekteve të paligjshme. E dimë që ka numra, në xhepin e dikujt”, shtoi ai.

Urbanizimi i pakontrolluar në rajonin e Ohrit është një nga vërejtjet kryesore të UNESCO-s.

“Kur të inkorporohet gjithçka, dhe siç është në plan, pasi të kontrollohet gjithçka, çka është e mundur dhe çka nuk është e mundur, në fazën e tretë fillojmë prishjen e asaj që do të mbetet përfundimisht si ndërtim pa leje. Nuk jam i bindur që janë më shumë se njëzet apo tridhjetë ndërtime të tilla pa leje”, u shpreh Kiril Pecakov-kryetar i Ohrit.

Ajo që gjendet si ndërtim pa leje në brezin e mbrojtur të bregut të Ohrit nuk mundet dhe nuk do të legalizohet, thotë Pecakov./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme