Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë.
Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Në një televotim të mbajtur gjatë mbrëmjes së sotme, publiku ka votuar për të shpallur finalistin e parë.
Me shumicë votash, banori i parë i preferuar nga publiku është zgjedhur Luizi, i cili shkon automatikisht në finale.
Luizi, sonte merr dhuratë, pasi është kujdesur për lulen e tij. Si dhuratë produksioni vendosi të ia dhuroj një telefon të modelit më të ri.
Luizi, u gëzua pa fund, duke i kërkuar ta mbaj të mbyllur në shtëpi, por nuk iu lejua. Sonte duket se do të jetë nata e Luizit me dhurata të shumta.