Igli Cara: Zona e Plazhit gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por nuk merr investime

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së plazhit, ku ka evidentuar një sërë problematikash.

‘Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin. Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta’, shkruan Cara në Facebook.

 Një nga premtimet e Carës është edhe ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare të kësaj zone.
Postimi i plotë:

Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.

Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që  çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.

Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.

Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!

Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Bashkë për Durrësin!

Qyteti je ti!

#investime #plazh #durres #shkolla #14maj #ndryshim #IgliCara

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme