Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu në Shkup do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, më pas do të realizoj takim me homologun e saj Stevo Pendarovski, ndërkohë që është paraparë edhe takim i dy delegacioneve.
Gjatë qëndrimit në Shkup presidentja e Kosovës do të realizoj takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi si dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.