Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 36 vjeçare e cila ishte denoncuar nga nëna e saj për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Dje (24-prill) rreth orës 19:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 36 vjeçare H.E nga Tetova, e cila është raportuar nga nëna e saj 64-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk