Pendarovski-Osmani: E ardhmja e vendeve tona është në familjen e shteteve euro-atlantike

Presidenti i republikës së Maqedonisë së Veriut sot ishte nikoqir i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë takimit janë këmbyer mendime për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat si dhe temat rajonale, përfshi edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe luftën në Ukrainë.

“Më gëzon fakti që gjatë mandateve tona kemi vënë kontakte intensive. Kemi këmbyer mendime për bashkëpunim dhe temat rajonale…Bashkëpunimi është në dobi të qytetarëve tanë dhe shpresojmë se kjo do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Këmbimi tregtar është në nivelin më të lartë të mundur. U pajtuam se shtetet tona kanë rol kyç në përpjekjet për arritjen e një stabiliteti të përhershëm. E ardhmja evropiane e dy vendeve tona është në BE dhe NATO. Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski përshëndeti edhe njëherë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me çrrastë u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuoj për përmirësimin e raporteve mes këtyre dy vendeve.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të ecin krah për krah në rrugën evropiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme