Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa mujore.
Lidhja e çiftit që nga dalja u shoqërua me lajme të shumta, duke filluar që nga thashethemet për ndarjen e tyre, pastaj lajmi i shtatzënisë e më vonë u tha se u ribashkuan pasi ditëlindjen e Vivit e festuan së bashku.
Ndjekësit kanë vërejtur një detaj shumë domethënës.
Vivi i ka fshirë përfundimisht të gjitha fotografitë me Getin.
Për më tepër, ata më prapë nuk ndiqen me njëri-tjetrin teksa këtë herë, edhe Mozzik dhe Vivi kanë bërë të njëjtin veprim, unfollow.
E ajo që ngjalli më shumë dyshime, është postimi që ka bërë Getinjo në rrjetin social ‘Snapchat’.
‘Fundi i historisë’- shkruhet në shkrimin që ka ndarë Getinjo.
Ndërsa tani Getinjo ka publikuar edhe një fotografi ku shfaqet në disponim të mirë.
Duke se ndarjen me bukuroshën nga Shqipëria, Getinjo e ka marrë me shumë sportivitet. /ORAinfo/