Anën romantike e shfaq Haxhi Krasniqi, i kujton momentet e lumtura me gruan e tij

Haxhi Krasniqi e shfaq anën romantike, i kujton momentet e lumtura me gruan e tij.

Haxhi Krasniqi ka shfaqur anën e tij romantike, teksa ka publikuar një video me gruan e tij, Margionën.

“Unë kurrë nuk dua të ndaloj së krijuari kujtime me ju”, ka shkruar boksieri kosovar në “Instagram”, postim që e shoqëroi me një video romantike, shkruan Gazeta Express.

Sa i përket anës profesionale, 36-vjeçari po punon për të rikthyer sërish titullin e kampionit të botës.

Haxhi Krasniqi numëron 59 ndeshje në boksin profesionist. Ai ka shënuar 52 fitore, prej tyre 20 me nok-aut, teksa ka edhe shtatë humbje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme