Ndërtimi i korridoreve, Qeveria propozon 5 ligje me yllin evropian

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar 5 propozim ligje të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Zëvendëskryeministri Artan Grubi njoftoi se ligjet janë me yllin evropian. Ai njëherit u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mos i bllokojnë këto ligje.

“Qeveria në seancën e sotme ka miratuar 5 propozim ligje të cilat do ti parashtroj para deputetëve. Duke pas parasysh faktin që Bashkimi Evropian e ka vendosur në hartën e korridoreve, korridorin 8 si dhe rendësin e tij gjeostrategjike, bashkë me korridorin 10D…vendosëm që ligjet të propozohen me yllin evropian. Lusim deputetët që të heqin dorë nga bllokadat… Nga deputetët varret nëse do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë ose më shtrenjtë dhe më ngadalë. Ne të gjithë bashkë në qeveri jemi për opsionin më shpejtë dhe më lirë”, tha Grubi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme