Kryetarja e PLD-së, propozon ndalimin e TikTokut

Kryetarja e Partisë Liberale, pjesë e koalicionit qeverisës Monika Zajkova propozon ndalimin e Tik Tokut dhe rrjeteve të tjera sociale që nxisin dhunën. Zajkova thotë se në vend që të qëndrojmë të tronditur dhe në heshtje të vuajmë e komentojmë në rrjetet sociale duhet në kohë të reagohet me masa parandaluese. Ajo tha se partia e saj ka një sërë propozimesh që do t’i dorëzojë në Qeveri. Sipas Zajkovës Ministria e Drejtësisë duhet ta shqyrtojë situatën dhe të propozojë ashpërsim të politikave dënuese me uljen e përgjegjësisë e moshës për përgjegjësi penale, në pajtim me praktikat evropiane si dhe të ketë kontrolle më të rrepta në shkolla ku do të angazhohen psikologë e pedagogë për parandalimin e bulizmit në procesin arsimor.

“Veçanërisht është e domosdoshme ndalimi i Tik-Tokut si dhe rrjeteve të tjera sociale të cilat nxisin dhunë, sepse edhe vendi ynë ishte dëshmitar i viktimave si pasojë e shfrytëzimit të këtyre platformave. Ndalesë dhe kontrolle për zbritjen e lojërave, përmbajtjeve dhe aplikacioneve të cilat në mënyrë eksplicite tregojnë dhe nxisin dhunë. Gjithashtu kontrolle të filmave, të cilat sidomos te të rinjtë mund të nxisin dhunë dhe në mënyrë manipulative mund të përdoren për qëllime propaganduese me glorifikimin e dhunës”, tha Monika Zajkova, kryetare e PLD-së./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme