Mbrëmjen e djeshme, shqiptari Taulant Malaj ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian të identifikuar si Massimo De Santis.
45-vjeçari punon si bukëpjekës dhe në momentin e krimit ka tentuar të vrasë gruan të cilën dyshonte se e tradhtonte. Gruaja është plagosur, ndërsa e mitura ka ndërhyrë për të mbrojtur të ëmën dhe për fat të keq s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja me thikë.
Autori ka filmuar vrasjen makabre dhe dëgjohet teksa sqaron skenën e krimit.
“Unë jam Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shkonte me të gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën. Shikoni i kam therur dhe do t’i ther akoma, s’ka ardhur asnjë polici,” – dëgjohet teksa thotë Malaj.
Ai ka filmuar dhe të shoqen e cila duke rënkuar nga dhimbjet i thotë “çfarë bëre kështu”, ndërsa Malaj nuk ia kursen të sharat dhe i kërkon të mbyllë gojën.
Tashmë 45-vjeçari është arrestuar. /Euronews.al/