Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi, në të cilin, siç informojnë nga SÇE, ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore të të dyja vendeve, si dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e integrimeve evropiane dhe shfrytëzimit të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.
“Interes i përbashkët është që të ecim para, të gjithë bashkë. Rruga jonë drejt BE-së nuk është e lehtë, por me qasje të përbashkët dhe bashkëpunim do ta bëjmë edhe më të shpejtë dhe më të lehtë. Bashkëpunimi i shkëlqyer ekzistues në të gjitha nivelet mes dy vendeve mund të avancohet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e integrimit evropian nga viti 2016, por gjithashtu edhe përmes projekteve rajonale, përmes të cilave më shpejtë do t’i arrijmë standardet evropiane”, tha Mariçiq.
Se a do të bëjmë hap më të vogël ose më të madh drejt BE-së varet nga ne, por, duhet të bëjmë hap para drejt BE-së çdo vit. Për këtë është me rëndësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të ulen në tryezën e njëjtë dhe të demonstrojnë koncensus, unitet dhe gatishmëri që të lëvizin bashkë drejtë BE-së”, tha Mariçiq, duke inicuar takimin e përbashkët të të gjithë ministrave të integrimeve evropiane nga vendet e rajonit.
Bislimi tha se “të dyja vendet ndajnë vlera dhe aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se është shumë me rëndësi që Kosova ka partner të sinqertë si Maqedonia e Veriut në realizimin e qëllimit të saj strategjik.
Mariçiq në takim konfirmoi se Maqedonia e Veriut është partnere e sinqert dhe mike e Kosovës dhe se jemi në dispozicion për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe njohurive në procesin e bisedimeve me BE-në.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, si kusht për përparim më të shpejtë në reforma dhe drejt BE-së. Në këtë drejtim, Mariçiq tregoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se shpreson se ajo që u ra dakord mes dy palëve në Ohër do të jetë një bazë e mirë për arritjen e një kompromisi evropian, i cili do të jetë i dobishëm për gjithë rajonin.