Të dielën në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet lokale.
Si në shumicën e bashkive në këto zgjedhje qytetarët votuan edhe për të parin e Shkodrës.
Por ajo çka është më interesante është se në këto zgjedhje një qytetarë mendoi që në krye të Bashkisë së Shkodrës duhet të vijë Luiz Ejlli.
Në foto shihet se qytetari ka vendosur të shënojë emrin e artistit dhe të votojë për të, në vend të kandidatëve zyrtarë, Benet Beci dhe Bardh Spahia.
Benet Beci tashmë zyrtarisht është zgjedhur në krye të Shkodrës. Gjatë fushatës zgjedhore ai është përkrahur pikërisht nga Luiz Ejlli.