Aleksandër Vuçiqi do të dërgojë edhe qytetarë të Maqedonisë në kundërprotestën në Beograd më 26 maj

 Thirrja drejtuar qytetarëve të Maqedonisë që të shkojnë në kundërprotestë në Beograd më 26 maj të organizuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është një nga temat kryesore me të cilën merren mediat serbe.

Media serbe “Nova.rs” publikoi një tekst me titull “Vuçiq dërgon njerëz nga Maqedonia në kundërmitingun e tij e ku thuhet se pjesmarrësve nga ky shtet qfinj u ofrohet transport falas me autobusë nga Kumanova për në Beograd”.

Media parashtron pyetjen se çfarë kërkon kjo organizatë joqeveritare maqedonase, aktivitetet e së cilës midis tjerash financohen edhe nga buxheti i Republikës së Serbisë, të bëjë thirrje për anëtarët e saj që të marrin pjesë në kundërmitingun e Vuçiqit në Beograd.

Nga Nova.rs rikujtojnë se Komuniteti serb në Maqedoni kah fundi i janarit të këtij viti, presidentin serb Vuçiq e ka dekoruar me “Urdhrin e Shën Savës”.

Ndërkohë, politikanët opozitarë serbë reagojnë edhe ndaj retorikës së Aleksandër Vuçiqit para mbajtjes së kundërmitingut që do të mbahet më 26 maj. Kështu, kryetari i Lëvizjes së qytetarëve të lirë Pavle Grboviq vlerëson se presidenti serb me thirrjen për miting më 26 maj në Beograd, ka thirrur “një grup qytetarësh t’i kundërvihet një grupi tjetër qytetarësh”.

Vuçiq këtyre ditëve u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të vijnë më 26 maj në Beograd në miting “për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë së Serbisë”, duke e paralajmëruar mitingun si “grumbullimi më i madh në historinë e Serbisë”, shkruan Danas.

Thirrja e tij për kundërmiting vjen pasi opozita proevropiane ditëve të kaluara organizoi protesta masovike në qendër të Beogradit, nën parullën “Serbia kundër dhunës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme