Reshje të fuqishme me stuhi kanë trazuar prej ditësh rajonin turistik të Emilia-Romagnas dhe Marken në Itali. Pasojat janë dramatike me përmbytje në zonat përgjatë brigjeve të Adriatikut, njofton Deutsche Welle.Sipas të dhënave zyrtare të paktën tetë vetë kanë humbur jetën. Një ndër viktimat ishte një i moshuar, i cili sipas mediave, ndodhej në katin e parë të shtëpisë së tij gjatë kohësh së vërshimeve dhe u mbyt. Ka gjithashtu njoftime për persona të humbur.
Në Cesena, lumi Savio ka dalë nga shtrati, shumë njerëz u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, pasi ishin bllokuar duke gjetur shpëtim në çatitë e shtëpive të tyre të izoluara prej ujit. Në disa zona të tjera u vunë helikopterë në përdorim për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nëpër shtëpi prej vërshimeve.
Formel 1 anulon garat në Imola
Garat në Imola të Formula 1 të planifikuara për fundjavën u anuluan. Qeveria i ka tërhequr në zonat e përmbytjeve forcat e shpëtimit të planifikuara për garat. Vërshimet nisën qysh të martën (16.05) në zonën e Emilia-Romagna-s dhe Marken. Sipas të dhënave të fundit janë vendosur në vende të sigurta deri tani disa mijëra njerëz. Disa linja trenash nuk qarkullojnë dhe shkollat janë mbyllur. Për shkak të erës së fortë dhe rrezikut të dallgëve të larta komunat përgjatë Adriatikut e kanë ndaluar daljen në plazhe.
[Përmbytje në Itali – Lumi i dalë nga shtrati] [Përmbytje në Itali – Lumi i dalë nga shtrati]
Përmbytje në Itali – Lumi i dalë nga shtratiFotografi: Italy Photo Press/IMAGOThatësirë dhe tani reshje të fuqishme
Në sfondin e gjendjes dramatike në zonat e prekura foli edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni duke u shprehur “solidaritet të plotë” njerëzve në këto rajone.
Verën e kaluar Italia u përball me thatësira të pazakonta, edhe këtë dimër reshjet kanë qenë të pakta dhe tani në pranverë një sërë liqenesh dhe lumenjsh kryesisht në veri të Italisë kanë nivel jashtëzakonisht të ulët të ujërave – si p.sh. në liqenin Garda. Pavarësisht reshjeve të fuqishme të këtyre ditëve, ekspertët edhe sivjet parashikojnë një verë me thatësira. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha ndaj bujqësisë dhe turizmit.
© SYRI.net