Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ka folur për situatën në veri të Kosovës, me çrrastë ka theksuar se paqja në Kosovë nënkupton paqe për të gjithë rajonin.
Kryeministri i RMV-së bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen marrëveshjeve tashmë të arritura.
“Paqja në Kosovë është gjithashtu paqe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë larg pas nesh, kështu që zbatimi i marrëveshjeve të bëra tashmë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi për planin e zbatimit duhet të jenë imperativ për të gjithë politikanët nga të dy vendet. Ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzim të situatës dhe për vazhdimin e komunikimit mes dy palëve me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.