Do të bëheni nuse dhe duhet të keni një “mal” me para nese doni ta vishni fustanin e Kiarës.
Nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që Kiara Tito ka veshur natën e martesës me Luizin në finalen e BBV2 dhe bëhet me dije se po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.
Mësohet se çmimi i qirasë (vetëm për 1 natë) së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.
Dihet se shqiptarët kur vjen puna tek dasma nuk kursehen, por të paguash kaq shumë (për një natë) vetëm se e ka veshur Kiara është tjetër gjë.