Kurti pjesëmarrës në Forumin e Prespës, takohet me Ali Ahmetin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës i cili mbahet në Strugë, ndërsa është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Ky i fundit në një postim në Facebook, njofton se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në raportet me Serbinë, ndërsa ka dënuar edhe aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës.

“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç ‘rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë. Askush nuk mund të cenojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar. Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjellë.
Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat”, shkruan Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme