Ajo është një nga videot më të shpërndara në rrjetet sociale, sidomos në Twitter.
“Lideri politik shqiptar, Safet Gjici, ka shokuar internetin pasi një video e tij në një pozicion komprometues u bë virale. Kryebashkiaku i Kukësit shihet në momente intime me një grua të paidentifikuar në zyrën e tij. Ai njoftoi dorëheqjen e tij pasi video bëri xhiron e saj në internet. Që atëherë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke shprehur mosbesimin e tyre,” shkruan portali.
Sipas saj, disa po e krahasojnë Gjicin me Bill Clinton.
Portali thekson më tej se nuk është hera e parë që një lider politik shqiptar përfshihet në një skandal seksual. Sipas tyre, më herët ishte një tjetër kryebashkiak, Shukri Xhelili që humbi postin për shkak të një incidenti të ngjashëm.
© SYRI.net