Xhuli Nura kalon pushimet me Fifin dhe partnerin e saj, Adis Patushin.
Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka bërë të ditur së fundmi se ndodhet në pushime.
Ajo është shoqëruar nga këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi.
Të njëjtit duket se po shijojnë këtë udhëtim në një nga bregdetet shqiptare, pas kthimit të artistes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pushimet në vikend me këta zogjtë e dashuruar. Faleminderit që ishit me mua”, tha ish-banorja e Big Brother VIP Kosova.
Xhuli për publikun u njoh më shumë nga pjesëmarrja në edicionin e parë të Big Brotherit.
Fifi nga ana tjetër pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë, e një djali Theo Mal.
Ajo dhe biznesmeni i njohur nga Shqipëria janë bashkë prej më shumë se dy vitesh.