Gazetarja e kronikës Bleona Sari, e ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, komentoi dhunën ndaj banorëve, dhunë, e cila u mohua të ketë ndodhur nga organet kopetente.
Sari tregoi përballjen e parë me banorët në momentin e arritjes në vednngjarje, ku ata kërkonin ndihmë nga mediat. Për Sarin, deklarata e drejtorit të Policisë se Shtetit se nuk është përdorur dhunë, është kontradiktore me pamjet e transmetuara live, ku dhjetëra banorë u paraqitën në qendrën shëndetësore të MEK më gjymtyrë të thyera dhe plagë të shumta në trup.
Duket sikur situata nuk është shumë e qartë si nga ana e policisë, se pse ishte ky reagim nga MEK si dhe këta të fundit që dukeshin tepër të çuditur në të gjitha prenoncimet që patëm së bashku për faktin se Policia ju doli nga marrëveshja që kishin bërë më herët. Ndonëse janë në vendin tonë prej disa vitesh, për një marrëveshje humanitare për persona që kërkojnë një vend strehim, ndonëse kontrollet rutinë bëhen se janë pjesë e marrëveshjes, banorët janë shprehur se nuk është pjesë e marrëveshjes që ata të mos jenë të njoftuar për një vendim gjykate që do ju sekuestrojë aparat celular, pc, lap top dhe gjithçka personale dhe kjo mbetet e paqartë. Ndonëse në deklaratën e sotme të zotit Çuçi dhe drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku, ku u pyet, madje unë këmbëngula dy herë për të njëjtën pyetje për të marrë një përgjigje, por u anashkalua në bazë të veprimeve hetimore por dhe sekretit hetimor.
Ne ishim të vendosur bashkë me grupin e xhirimit që nga ora 9 e 30, dhe në fakt ka pasur një indicie nga banorët që na kërkonin ndihmë dhe pse media nuk u lejua në asnjë moment as të afrohej dhe të kishte komunikim qoftë dhe me një nga përfaqësuesit. Pastaj kur u futëm brenda zonës së tyre na kanë shoqëruar dhe na kanë dërguar te qendra shëndetësore dhe ne kemi qenë në transmetim, kur vinin persona me gjymtyrë të thyera, të gjakosur dhe gjithashtu dhe një që kishte humbur jetën. Policia tha që nuk ka përdorur dhunë, dhe të njëjtën gjë tha dhe Çuçi dhe Rrumbullaku , dhe unë e pyeta zotin Rrumbullaku, që nëse Policia nuk ka ushtruar dhunë, nga çfarë u shkaktua dhuna në MEK??
© SYRI.net